Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futsallë/ Tirana pëson humbjen e parë, Vllaznia mposht Partizanin

Pas finales së Kupës është rikthyer Kampionati Kombëtar i Futsallës, teksa të dielën dhe të hënën u luajtën ndeshjet e javës së shtatë.

Në takimin e së dielës, Tirana pësoi kundër Flamurtarit humbjen e parë për këtë sezon. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vlonjatëve.

Pavarësisht humbjes, bardheblutë vijojnë të kryesojnë kampionatin, teksa mbajnë vendin e parë me 18 pikë.

Lexo edhe:

Sakaq, në sfidën e luajtur në kompleksin “Goga Basket” në Durrës, Vllaznia mposhti skuadrën e Partizanit me shifrat 7-6.

Shkodranët, falë kësaj fitoreje ngjiten në vendin e dytë, me 8 pikë. Flamurtari dhe Partizani ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, nga 7.

Rezultatet
Tirana-Flamurtari 1-3
Partizani-Vllaznia 6-7

Renditja:
Tirana 18 pikë
Vllaznia 8 pikë
Flamurtari 7 pikë
Partizani 7 pikë

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...