Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gara e golashënuesve më e ndezur se kurrë më parë, tre “bombera” kryesojnë listën

Në kërkim të një goli, të bukur, spektakolar, të thjeshtë, sidoqoftë mbetet momenti më kulmor në një ndeshje futbolli. Këtë sezon kanë qenë të shumtë dhe në Abissnet Superiore dhe mbi të gjitha, podi i golit ka ngjitur në katedër disa profesionistë, me garën për Këpucën e Artë të kampionatit që është më e ndezur se kurrë në këto vitet e fundit.

Pas javës së 11-të janë plot 3 futbollistë që kryesojnë listën e golashënuesve në kuotë të njëjtë pikësh, 7 finalizime. Një pod ku është ngjitur Saliu Guindo me dygolëshin që “vrau” Kukësin. 7 gola në 11 javë nuk i kishte shënuar kurrë, vitin e kaluar bëri 10 në 26 ndeshje me Bylisin, te Laçi po bën fatin e kurbinasve që më në fund kanë gjetur njeriun e duhur para portës.

Nuk ngeli pas pavarësisht Edi Basa pavarësisht humbjes. Kroati i Kukësit po konfirmohet si një ndër sulmuesit më të mirë të këtij kampionati në sezonin e tij të parë në Shqipëri. Një bomber race, nga ata që janë të vështirë për t’u gjetur për skuadrat shqiptare.

Nëse Tirana kryeson kjo është padyshim meritë e madhe edhe e Taulant Seferit. Edhe ai me 7 gola, lider i vërtetë i një skuadre me fanellë të rëndë, ka ditur të marrë skuadrën për dore edhe në mungesë të Xhixhës, edhe në periudhën jo të Ngo’o. Lëvizshmëri, volum loje, kalim i kundërshtarit i kishte dhe sezonin e kaluar, por këtë herë po gjen si duhet portën, dhe duket i papërmbajtshëm.

Pas tyre me nga 5 gola vijnë plot 6 futbollistë, edhe ky një grumbull me plot elementë që janë të gatshëm të kërcënojnë dhe të marrin kryesimin, duke nisur nga Tedi Cara që më në fund po gjen dimensionin e tij te Partizani, dy lojtarë të tjerë të Kukësit, Feiao spektakolar dhe Milunoviç me një eksperiencë të madhe pas shpatullave, Agim Ibrahimi që pavarësisht ecurisë së Dinamos mbetet një ndër lojtarët më cilësorë të kampionatit, një tjetër lojtar i Laçit që shpërtheu që në fillim te sezonit, Zarubica, e pse jo dhe Mensah vendimtar në garën e mbijetesës për Skënderbeun.

Të gjithë lojtarë vendimtare dhe në rolin më të kërkuar në botën e futbollit, atë të bomberit, është padyshim një fat që këtë vit janë të shumtë edhe goleadorët e Superiores.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...