Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gega: Ky nuk është Partizani im, iu prekën themelet!

Ishte arkitekti i Partizanit kampion të vitit të kaluar, por, çuditërisht ndërpreu marrëdhëniet me klubin pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e kuq për të vijuar projektin. Në një intervistë të gjatë për gazetarin e SuperSportit, Glend Tafaj, Skënder Gega, me sinqeritetin që e karakterizon, duke analizuar situatën që po kalojnë tani “Demat”, u shpreh se Partizani i sotëm nuk është i tiji. Asaj skuadre që doli kampion i janë prekur themelet…

“Ky ekip nuk është imi, nuk është imi për dy arsye të rëndësishme dhe thelbësore. Unë nuk jam trajner e përderisa nuk jam trajner, nuk kam asnjë lloj përgjegjësie dhe asnjë lloj merite. Jo për ta anashkaluar dhe për të dalë i larë, por me dëshirën e mirë për të parë që Partizani të shkojë më mirë.

Unë besoj dhe jam shumë i sigurt që u gabua që u prekën themelet e asaj që ishte ndërtuar. Në konceptin tim, e shoh një ekip futbolli si një shtëpi që ndërtohet pa hile, ndërtohen me themele të forta ose me kolona të forta. Është e vërtetë dhe statistikat flasin: u prish ai ekuilibër, ajo mënyrë loje. U prish sepse është e drejta e trajnerëve që kur vijnë kanë filozofinë e tyre, shprehin garanci për ata që sjellin. Se sa në gjendje kanë qenë për t’i njohur me shpejt lojtarët nuk e di, por statistikat flasin. Nuk kali dhje ekipi që kishim me performancën që ne kishim me atë ekip.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...