Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka për Zona Gol: Titull i merituar me Shkëndijën, e ardhmja varet nga rezultatet!

Shkëndija e Tetovës siguroi matematikisht titullin kampion, 4 javë përpara fundit pasi e thelloi në 13 pikë avantazhin ndaj Shkupit të vendit të dytë. Për Ernest Gjokën ky ishte titulli i dytë kampion në karrierë pas atij me Kukësin dhe i pari jashtë Shqipërisë. Trajneri kryeqytetas në një intervistë për emisionin Zona Gol në Supersport analizoi triumfin e Shkëndijës dhe foli edhe për të ardhmen.

“Ne kemi edhe katër ndeshje dhe kemi dëshirë të japim maksimumin. Edhe pse kemi një humbje, janë gjëra që ndodhin. Nuk ka mundësi që të jesh në çdo ndeshje aq lart. Futbolli i njeh këto gjëra. Tashmë ne kemi investuar në këtë ekip. Unë kam besim sek jo skuadër ka themelet e saj për të vazhduar nesër. Mendoj se jemi duke projektuar diçka si për Europën, ashtu edhe për kampionatin.

E ardhmja? Puna ime është në bazë të rezultateve, nuk është tek dëshira. Duhet t’i shikoj gjërat gradualisht. Këtu vështirësitë ishin shumë të larta. Ne arritëm të thyejmë hegjemoninë dhe u shpallëm kampion sivjet. Një gjë që duhet ta them është takimi me një nga trajnerët më të mirë në botë (Mourinho). Një njeri që ka arritur aq shumë, të jetë aq i thjeshtë. Unë për veten time ka kam kalaur momente të paharrueshme me Safetin. Suksesin te Kukësi e bëmë të gjithë bashkë dhe ndërtuam diçka të bukur.

Titulli në Superiore? Kur nuk e gjeni ju, si mund ta gjej unë” – tha ai.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...