Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Humbja e thellë nuk përtypet, jep dorëheqjen trajneri i Kastriotit

Pas humbjes së thellë 4-0 në “Air Albania” ndaj Tiranës, trajneri Emiljano Çela ka dhënë menjëherë dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme nga stoli i klubit krutan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastrioti në faqen zyrtare, teksa sqaron në një komunikatë se bashkë me trajnerin Emiljano Çela, ka dhënë dorëheqjen edhe ndihmësi i tij, Bekim Kuli.

Me largimin e Çelës, rikthehet në skuadër pas afro një viti Shkëlzen Rustami, i cili vjen sërish si zëvendës trajner, por do të drejtojë ekipin deri në gjetjen e një trajneri tjetër.

37-vjeçari Çelaj mori drejtimin e Kastriotit në fund të vitit të kaluar dhe bëri një punë mjaft të mirë duke e mbajtur skuadrën në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa këtë sezon e lë skuadrën krutane në kuotën e 15 pikëve pas 13 javëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...