Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

I ofrojnë 200 milionë €, presidenti më jetëgjatë në Itali drejt pensionit

Giampaolo Pozzo është presidenti më i vjetër në Serie A. 81-vjeçari qëndron në krye të Udineses prej vitit 1986. Familja Pozzo zotëroi edhe klubin e Granadës në Spanjë për gjashtë vite (2010-2016), ndërkohë që janë pronarë të Watfordit në Angli prej vitit 2012.

The Athletic shkruan se klubi friulan po kërkohet të blihet nga investitorë amerikanë. Fondi “890 Fifth Avenue Partners” po bisedon prej ditësh me familjen Pozzo për të blerë një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të klubit bardhezi.

Bisedimet mes palëve vazhdojnë prej ditësh dhe ndodhën në fazë të avancuar, teksa raportohet se Pozzo pritet të përfitojë 200 milionë euro në këtë operacion, që do kthente fondin amerikan si aksionarët kryesorë të klubit italian.

Udinese e ka nisur shumë mirë sezonin 2022/2023 në Serie A. Bardhezinjtë renditen pas javës së 11-të në vendin e gjashtë në renditje me 21 pikë, duke qenë momentalisht tri pikë larg zonës Champions.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...