Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Inter akord total me Lautaron, i thotë lamtumirë një mesfushori!

Ka një akord total për rinovimin e Lautaro Martinez me Interin, edhe pse kontrata aktuale skadon në 2026. Palët janë në tavolinë për detajet e fundit, por pa nxitim, pasi zyrtarizimi mund të vijë në fund të janarit. Pas fitores ndaj Veronës, vetë Lautaro kishte deklaruar,

“Nuk e di nëse rinovimi do të vijë para ndeshjes së Superkupës, unë po mendoj për fushën, për atë që duhet të bëj. Për pjesën tjetër mendojnë agjenti, familja dhe klubi. Me siguri që do e gjejmë akordin këto ditë, mungon dhe pak por kohëzgjatjen nuk e di”.

Lexo edhe:

Bomber dhe kapiten i Interit, rinovimi i Lautaros mbetet një prioritet në shtëpinë zikaltër. Përtej mbërritjes së Buchanan në fillim të janarit, Interi kishte nisur fushatën e rinovimit për protagonistë të skuadrës së Dimaro, Darmian dhe Mkhitarian që u zyrtarizuan në fund të dhjetorit, dhe tani është radha e El Toro.

Kontaktet mes palëeve po vazhdojnë, zikaltërit kanë arritur akordin total me stafin e argjentinasit për sa i përket shifrave të rinovimit, dhe tani po përballen me cështje të aspektit dytësor dhe detaje, por palët nuk kanë nxitim. për këtë arsye mbyllja përfundimtare e akordit mund të arrihet brenda fundit të janarit. Ndërkohë Interi përshëndeti të paktën deri në fund të qershorit Lucien Agoume.

Mesfushori, që ka regjistruar një prezencë në këtë sezon me zikaltërit, u transferua me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje te Sevilla, në mënyrë që të këtë mundësinë për të gjetur minutat e duhura për t’u rritur, teksa në fund të sezonit do të shihet nëse do të qëndrojë në Andaluzi apo do të rikthehet te Inter.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...