Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Inter “hedh grepin” në shtëpinë e Juventus, lojtari u mbyll menjëherë “derën” zikaltërve

Inter dhe drejtori Giuseppe Marotta kërkojnë të “peshkojnë” në shtëpinë e Juventusit për merkaton e verës. Zikaltërit kanë oferta për Nicolo Barellën dhe mund ta sakrifikojnë mesfushorin për të qëndruar në parametrat optimalë sa i takon aspektit financiar.

Zëvendësuesi perfekt për italianin sipas drejtuesve të Inter, do të ishte Adrien Rabiot. Francezit i skadon kontrata në verë dhe për momentin nuk ka bisedime për rinovimin me Juventusin. Megjithatë, vetë mesfushori në respekt të pesë viteve të kaluara në Torino është kundër këtij transferimi.

Lexo edhe:

Për Rabiot ka vetëm dy opsione, një rinovimi me Juventusin duke pretenduar një rritje page të konsiderueshme ose largimi në një tjetër klub jashtë Italisë. Lojtari, por edhe përfaqësuesit e tij janë të qartë për të ardhmen dhe në Itali, Rabiot mund të jetë vetëm pjesë e Juventus.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...