Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Inter me mendjen te Juvja, ja programi stërvitor dhe formacioni!

Interi kthen vëmendjen nga kampionati, tre objektiva për zikaltrit
Interi kthen vëmendjen nga kampionati, tre objektiva për zikaltrit

Inter vazhdon përgatitjet me vetëm një objektiv në mendje, Juventusin, që të dielën në orën 20.45 zbarkon në “Giuseppe Meazza” për përballjen direkte për kreun e Serie A. Pas suksesit në shtëpinë e Fiorentinës Simone Inzaghi i kishte lënë dy ditë pushim skuadrës me grupin që më pas i është rikthyer punës në Appiano Gentile. Përveç Juan Cuadrados i cili është stërvitur vecmas skuadra ka punuar e kompletuar nën urdhërat e trajnerit.

Pas stërvitjes së të enjtes Interi do të ketë edhe tre seanca në dispozicion për t’u prezantuar në mënyrën më të mirë në sfidën kundër Juventusit. Të enjten dhe të premtën grupi ka programuar stërvitjet në Appiano Gentile, ndërsa për të shtunën seanca para ndeshjes stërvitja do të zhvillohet pasdite në San Siro. Kjo pasi të shtunën e kaluar në Milan – Bologna u inaugurua fusha e re e stadiumit, e rikonstruktuar nga fillimi në fundit, ndërkohë që Interi ishte në Arabinë Saudite për Superkupën.

FORMACIONI

Pak dyshime ndërkohë për formacionin. Kundër Juventusit Inzaghi do të ripropozojë titullarët, kjo do të thotë që në krahasim me Fiorentinën do të ndryshojnë të paktën 4 futbollistë në rreshtimin nga minuta e parë. Francesco Acerbi është i favorizuar në mbrojtje ndaj Stefan De Vrij, ndërsa në mesfushë Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu do të rikthehen titullarë pasi shlyen skualifikimin në Artemio Franchi. në të majtë edhe Federico Dimarco do të rimarrë vendin në krah, kështu që në stol do të përfundojë Carlos Augusto.

Lexo edhe:

Për pjesën tjetër formacioni tip, Yann Sommer në portë, Benjamin Pavard dhe Alessandro Bastoni në krahët e mbrojtjes, Henrikh Mkhitarian në të majtë të mesfushës dhe në sulm dyshja Lautaro Martinez-Marcus Thuram. Po në të djathtë? Për momentin titullar duket pikërisht Matteo Darmian që ka nisur nga minuta e parë në 4 ndeshjet e fundit, ato në të cilat Denzel Dumfries është parë vetëm një herë duke u futur si zëvendësues për 30 minuta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...