Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Jo vetëm Kupa e Botës, Messit i mungon edhe një trofe për të kompletuar rekordin

Me Kupën e Botës në duart e tij, Lionel Messi kompletoi karrierën e tij të shkëlqyer teksa pas suksesit me klube, realizioi edhe ëndrrën më të madhe me kombëtaren e Argjentinës. 35-vjeçari vijon të vendosë rekorde ndërsa për ta bërë edhe më të madhe legjendën e tij, do të mjaftonte edhe trofeu i Kupës së Francës.

Në dukje mund të konsiderohet një trofe i parëndësishëm, por është i vetmi që mungon në palmaresin e Messit dhe nëse ia del ta fitojë këtë sezon me PSG, atëherë “pleshti” do të shndërrohej në lojtarin e vetëm që do të kishte triumfuar në çdo kompeticion profesionist ku ka marrë pjesë. Në sezonin e kaluar, që ishte edhe i pari në Paris, kryeqytetasit u eliminuan në fazën e 1/8-tave në Kupë teksa nuk ia dolën nga pika e bardhë përballë Nice teksa në fund kompeticionin e fitoi Nantes.

Tashmë, ky sezon mund të jetë i duhuri për Messin dhe PSG teksa skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier është kualifikuar për në fazën e 1/16-tave teksa të premten mposhtën me shifrat 1-3 një kundërshtar modest si Chateauroux.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...