Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Jo vetëm Portugalia, Mourinho kërkohet nga 5 herë kampionët e botës

E përditshmja italiane “La Repubblica” shkruan këtë të premte mbi mundësinë që José Mourinho të bëhet trajneri i ri i Portugalisë, duke zëvendësuar Fernando Santos, i cili u largua pas Botërorit “Katar 2022”.

Gazeta italiane thekson se marrëdhënia mes Mourinhos dhe drejtuesve të klubit verdhekuq është “ftohur” dhe merkatoja e verës së ardhshme do të jetë vendimtare për vendimin e trajnerit, i cili do të kërkojë përforcime për të përmbushur pritshmëritë (vendet e lartë në Serinë A).

“La Repubblica” gjithashtu shton se edhe Brazili po e ndjek Mourinhon dhe po përpiqet të bëjë lëvizjet e duhura në mënyrë që portugezi të mund të marrë vendin e lënë bosh nga Tite, i cili, ashtu si Fernando Santos, u largua pas turneut në Katar.

José Mourinho ndodhet aktualisht në Portugali për të festuar Krishtlindjen dhe, siç ka paralajmëruar “A BOLA”, drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit do të përpiqen gjatë kësaj periudhe të takohen me trajnerin për ta bindur atë të pranojë ftesën për të qenë trajneri i ri Portugalisë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...