Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Jonhathan Clauss, një leksion për të bërë ëndrrën realitet

Nga Ylli Aga

Videoja e realizuar ne ambientet e klubit te Lens, qe kishte ne qender pritshmerite per thirrjen per here te pare ne kombetaren e Frances te 29-vjeçarit Johnathan Clauss nga Didier Dechamps, eshte nga me te bukurat dhe me emocionueset e realizuara ditet e fundit.

Kishte ne te shumeçka qe gjithkush mund te ndihet i perfshire, duke filluar nga kurorezimi i te gjitha sakrificave qe dikush ben, ne kete rast Clauss, per te realizuar nje enderr, duke prekur nje objektiv. Kishte gjithashtu harmoni dhe dominim te frymes se grupit. Ne nje bote perdite e me shume te segmentuar drejt individualizmit, te shohesh nje skuader ne sinkron, te bashkuar, mbetet gjithmone diçka per t’u evidentuar.

Por, pertej suksesit personal te futbollistit te Lens, ajo video permbante nje mesazh shume te forte per çdokend qe ka zgjedhur ta perfeksionoje profesionin e tij, nuk duhet te dorezohet kurre. Karriera e 29-vjeçarit Johnathan Clauss do te duhet te behet leksion ne secilin prej klubeve te futbollit, veçanerisht tek ekipet e moshave. Do te duhet te jete nje moment reflektimi per secilin trajner per te mos guxuar t’i thote dikujt se nuk do te mund te behet kurre nje lojtar profesionist dhe do te duhet gjithashtu qe videoja e festes se Clauss, teksa degjon emrin e tij nga trajneri i kombetares Dechamps, te behet burim i pashtershem frymezimi per çdo femije dhe te ri qe zgjedh te beje karriere ne futboll.

Stervituni çdo dite me pasion, ndryshoni klub ne momentin qe nuk besojne tek ju, gjeni nje ambient miqesor dhe profesional ne pritje te telefonates se shumenderruar. Nese ia doli Johnathan Clauss, qe deri ne moshen 24-vjeçare endej ne vende dhe kategori te ndryshme te futbollit amator, per çdokend ka ende nje mundesi. Futbolli, me rregullat e tij, frymen fair play, i ka rruget e hapura per çdo guximtar, qe ne fund shperblimet i ka te jashtezakonshme, financiarisht dhe, mbi te gjitha, shpirterisht.

https://www.youtube.com/watch?v=0pq_REJIZ5k

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...