Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kalari: Barazimi ndoshta i drejtë, këta futbollistë kanë përballuar të gjithë ngarkesën

Në vend të Ilir Dajës, i cili nuk ishte në stol në sfidën me Bylisin për arsye shëndetësore, në lidhjen me “Gol pas Goli” doli zëvendëstrajneri i Partizanit, Renaldo Kalari.

“E nisëm ndeshjen mirë. Patëm rastet tona me Solomonin. Me kalimin e minuta lëshuam pak terren. Gjithsesi në fund intensifikuam sulmet dhe patëm rastet tona. Një rezultat që nuk na kënaq. Për atë që dhanë të dyja skuadrat mund të themi që ishte një rezultat i drejtë.

Mungesa e agresivitetit: “Edhe ne do të dëshironim që lojtarët të ishin më të fortë dhe agresivë. Duhet marrë parasysh që ky formacion apo një pjesë e vogël e lojtarëve, kanë luajtur nëntë ndeshje të kampionatit plus atë të Kupën. Kalendari i ngjeshur mund të jetë një arsye. Merkaton nuk e kemi të hapur, trajneri Daja është fokusuar te pjesa e lojtarëve me minutazh më të gjatë, duke mos pasur alternativa. Kjo ka qenë një nga arsyet. Mesfushorët dhe sulmuesit kanë përballuar të gjitha ndeshjet me minutazh të madh. Nuk kanë qenë aq të freskët për të qenë të shpejtë dhe për të qenë gati për topin e dytë, apo edhe për të luajtur vertikalizime më të shpejta.”

Mungesa e Melos: “Lojtarët më të mirë gjithmonë hidhen në fushë. Kështu e ka menduar profesor Ilir. Melo nuk  ka pasur gjendjen maksimale fizike”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...