Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kampionati i vajzave/ Faza e parë ul siparin, fokusi te klasikja Tirana-Vllaznia

Java e nëntë e kampionatit të vajzave përkon edhe me fundin e fazës së parë. Të enjten e 8 dhjetorit është luajtur ndeshja e parë e kësaj jave, mes Kinostudios dhe Partizanit, teksa do të mbyllet të dielën me klasiken e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, që të gjithë fansat e futbollit do të kenë mundësi ta ndjekin falas në kanalin zyrtar të FSHF-së në Youtube.

Në derbin kryeqytetas, Kinostudio triumfoi me rezultatin 3-2 kundër Partizanit, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat. Ndërkaq, në sfidat e tjera të javës së 9-të, Teuta pret sot Lushnjen në shtëpi. Durrsaket janë në kërkim të rezultatit pozitiv pas hapit të gabuar javën e kaluar ndaj Partizanit në transfertë. Sakaq, Lushnja nuk ka marrë asnjë pikë në 8 javë kampionat, duke shënuar kështu një rekord negativ. Takimi do të luhet në Durrës, ora 10:00.

Apolonia kërkon të rikthehet te fitorja këtë javë, teksa do të përballet me Kukësin në shtëpi. Fieraket renditen tashmë në vendin e tretë me 18 pikë pas 8 javësh, gjashtë më pak se Vllaznia e Tirana e vendit të parë. Ndeshja e kësaj jave do të luhet në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ në Fier, ora 14:00.

Në po të njëjtën orë, Laçi do të presë Skënderbeun në shtëpi. Laçjanet vijnë pas një fitoreje në Lushnje, ndërsa korçaret u mundën nga Tirana në shtëpi. Ndeshja pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë 3 pikët për ta mbyllur sa më mirë fazën e parë të kampionatit.

Kjo javë e nëntë do të mbyllet me super ndeshjen Tirana-Vllaznia, e quajtur ndryshe edhe si klasikja e futbollit shqiptar. Dueli pritet të jetë shumë i fortë, teksa të dyja skuadrat janë në kuotë të njëjtë pikësh pas 8 javësh, duke njohur vetëm fitore dhe asnjë humbje. Ndeshja do të luhet në kompleksin ‘Skënder Halili’, ora 14:00.

NDESHJET E JAVËS SË TETË

Kinostudio 2-3 Partizani
Teuta-Lushnja, e shtunë, ora 10:00
Laçi-Skënderbeu, e shtunë, ora 14:00
Tirana-Vllaznia, e diel, ora 14:00
Apolonia-Kukësi, e shtunë, ora 14:00

RENDITJA

Vllaznia 24 pikë
Tirana 24 pikë
Apolonia 18 pikë
Kinostudio 15 pikë
Partizani 13 pikë
Kukësi 6 pikë
Teuta 6 pikë
Laçi 4 pikë
Skënderbeu 3 pikë
Lushnja -3 pikë

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...