Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

“Kampionati shqiptar nuk i jep dorë të rinjve”, Bushi: Ibrahimovic? Ndoshta pret Gjermaninë

Shqipëria U21 luan në transfertë ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi, dy ndeshje mjaft të rëndësishme për kualifikueset e Europianit të vitit 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi aktualisht janë të parët në Grupin E dhe do të kërkojnë ta ruajnë këtë pozicion edhe pas dy ndeshjeve të radhës, fillimisht më datë 17 ndaj Rumanisë dhe katër ditë më pas ndaj Malit të Zi.

Trajneri Bushi foli në konferencë për shtyp ku theksoi se në kampionatin shqiptar duhet t’i jepet më shumë besim të rinjve ndërsa shtoi se Arijon Ibrahimovic i Frosinones është kontaktuar, por për arsye të lojtarit nuk është grumbulluar, ndoshta ai mbetet në pritje të një thirrje nga Gjermania.

A është skuadra gati për të marrë maksimumin? “Në pesë muajt e fundit kemi bërë pesë ndeshje, është diçka e mirë sepse jemi konsoliduar. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë, ndjehem mirë se jemi në vend të parë. Kundërshtarët kanë një ndeshje më pak, por nuk do të thotë asgjë. Për ne është një motivim për ndeshjet e radhës. Si Rumania ashtu edhe Mali i Zi janë të fortë, na njohin dhe i njohim. Duhet të jemi më shumë të ekuilibruar me Rumaninë, po ashtu edhe me Malin e Zi”.

Lojtarët nga kampionati shqiptar- “Beqja dhe Rashica janë lojtarë me perspektivë. Rashica ka qenë me të rinjtë e Kosovës, e falenderoj që na ka zgjedhur. Kampionati shqiptar nuk i jep dorë të rinjve dhe shohim gjithmonë jashtë, edhe ata të rinj që aktivizohen, nuk punohet shumë me ta”.

Lexo edhe: 

Ibrahimovic, ka patur interes nga Federata? “Çdo lojtar që është në Europë e kontaktojmë, ka pasur kontakte. Për arsye të lojtarit nuk është thirrur, ndoshta mund të presë Gjermaninë”.

Futbolli është i paparashikueshëm, rumunët kanë lojtarë të mirë, Rumania është nivel i lartë. Duhet të shkojmë për të qenë të ekuilibruar dhe duhet të jemi pak të zgjuar tani se kanë kaluar gjysma e ndeshjes. Lojtarët në Finlandë u treguan euforikë, por duhet të mbrohemi mirë sepse kundërshtarët janë të shpejtë dhe të hapin probleme. Duhet të jemi gjithmonë në avantazh numerik.

Nuk luajmë dot futboll të hapur, e kemi luajtur në ndeshjet e fundit, por kemi pësuar. Te kjo moshë nuk duhet të shihet shumë rezultati, por kur jemi në vend të parë pas katër ndeshjesh pse të mos bëjmë disa llogari. Jam i kënaqur me barazimin ndaj Rumanisë, i kanë fituar ndeshjet në shtëpi”.

Gjashtë lojtarë nga Kosova, efekti Bushi që i ka bindur apo situata në kombëtaren e madhe? “Mund të jetë edhe efekti i ekipit të parë, por gjithmonë kemi marrë lojtarë. Kush është lojtar i mirë ne e kontaktojmë, është luks që një lojtar mund të zgjedhë dy ekipe. Kosova dhe Shqipëria janë njësoj, jemi një nuk ka problem”.

Lexo edhe: 

Keni ndonjë lojtar që e keni pishman që nuk mundët ta grumbullonit? “Ne trajnerët afeksionohemi pas lojtarëve, janë disa që do të doja t’i kisha, por nuk janë në nivelin e këtyre që kemi thirrur. Duhet të punojnë shumë, mendoj se do të jenë afër në të ardhmen. Datëlindja 2002-2003 është pak e vështirë, ndaj jemi plotësuar edhe me lojtarë nga Kosova”.

Pasaporta, është bërë pak e vështirë pas kthimit të ligjit nga presidenti? “Fillimi ishte pak i vështirë, presim pasaportën e Rashicës këto ditë. Kanë qenë korrekt kohët e fundit”, u shpreh Bushi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...