Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kërkimet në Google, ja renditja e klubeve më popullore në botë

Askush nuk e vë në dyshim se futbolli europian është më cilësori në glob e për rrjedhojë ekipet më të mëdha në Kontinentin e Vjetër mbeten më të ndjekurat. Për shkak të popullaritetit të tij, shumë njerëz që jetojnë mijëra kilometra larg skuadrës euopiane të zemrës shpesh qëndrojnë zgjuar edhe në orët e para të mëngjesit për të ndjekur ndeshjet “live”. Ata po ashtu kërkojnë në mënyrë të rregullt për lajme në Google që lidhen me klubin e tyre.

Kompania angleze e veshjeve sportive JD Sports ka publikuar së fundmi një studim interesant që analizon klubet më popullore në botë në bazë të të dhënave të kërkimit në Google. Të dhënat na japin një pasqyrë se cilat janë klubet më të ndjekura në rajone të caktuara dhe nëse marrëveshje të bujshme të klubit me ndonjë futbollist mund të ndikojnë në nivelin e mbështetjes në një vend apo në një zonë të caktuar të globit.

Rezultatet globale tregojnë se Real Madridi është deri tani ekipi më popullor në 97 vende të botës. Çuditërisht, në vend të dytë është Arsenali, i cili dominon në 17 vende, kurse Manchester United në vend të tretë, i cili është popullor në 16 vende. Në vend të katërt, është Liverpooli, i ndjekur nga Barcelona,  Ajaxi, PSG,  Juventus, Chelsea, Lahti, Bayern Munchen, Anderleht… Megjithatë, pjesa më interesante e këtij studimi është ndarja e popullaritetit të një klubi nga rajoni. Nuk është e çuditshme të shohësh një sërë klubesh si më të kërkuarit në Europë. Ndryshe nga kontinente të tjera në botë, Europa shfaqet besnike ndaj klubeve me seli në vendin e tyre.

 

Për shembull, Italia, Spanja, Franca, Anglia, Gjermania, Vendet e Ulëta, Greqia, Portugalia dhe Polonia të gjitha kërkojnë më shumë informacione për klube të vendit të tyre. Por ajo që spikat në mënyrë të dukshme është tifozëria ndaj Real Madridit në gjithë Europën Lindore dhe Rusi, me përjashtim të Ukrainës, që kërkon më shumë informacione për Ajaxin.

Barcelona është më e ndjekur në disa vende baltike, në Europën Qendrore dhe në Turqi. Në Gadishullin Skandinav, Manchester United dhe Liberpooli janë mjaft popullorë respektivisht në Suedi dhe Norvegji.

Manchester United është bërë klubi më i ndjekur në Suedi vetëm në vitin 2016, pasi klubit iu bashkua Zlatan Ibrahimovic. Tani që lojtari luan në MLS (në SHBA) kërkimet mujore për “Red Devils” kanë rënë dhe ndoshta do të shohim një tjetër skuadër në krye të klasifikimit në Suedi në të ardhmen e afërt.

Siç shihet në hartë, Real Madridi është klubi më popullor edhe në Shqipëri. Gjithashtu, ia vlen të shikojmë më në detaje edhe Mbretërinë e Bashkuar. Arsenali është klubi që kërkohet më shumë në Mbretërinë e Bashkuar, me një volum mesatar 869,000 kërkime në muaj. Në vend të dytë dhe të tretë gjejmë Liverpoolin dhe Manchester United dhe në vend të katërt Chelsea. Kërkimi bëhet interesant në pozicionin e pestë dhe të gjashtë. Barcelona dhe Real Madrid janë skuadrat e vetme jobritanike që shfaqen mes dhjetë skuadrave më të kërkuara në Britaninë e Madhe. Top 10 mbyllet me Tottenham, Leicester, Leeds dhe West Ham.

4 klube dominojnë në Afrikë, Real Madrid, Arsenal, Manchester United dhe Liverpool. Siç shihet në hartë, të dhënat, nuk janë të disponueshme për Sudanin dhe Sudanin e Jugut për arsye politike dhe nuk janë përfshirë në këtë raport. Real Madridi dhe Arsenali gëzojnë popullaritet të madh në Nigeri dhe Sierra Leone. Pjesa tjetër e Afrikës Perëndimore dhe Subsahariane dominohet nga “Los Blancos”. Megjithatë, Arsenali gëzon popullaritet edhe në gjithë Afrikën Lindore, në vende si Etiopia, Somalia, Kenia dhe Uganda.

Liverpooli dominon në një vend afrikan, Egjipt. Motivi përse të kuqtë janë në krye të klasifikimit në Tokën e Faraonëve është Mohamed Salah, i cili luan për skuadrën angleze.

 

 

Edhe një herë, “një det blu” tregon se Real Madridi dominon hartën aziatike. I gjithë kontinenti kërkon për “Los Blancos” në Google më shumë se çdo ekip tjetër futbolli. E njëjta gjë ndodh në Kinë dhe në Lindjen e Mesme. Irani dhe Siria janë të përjashtuara për motive politike, duke e bërë Mongolinë të vetmin vend në pjesën më të madhe të Azisë që kërkon një skuadër tjetër më shumë se Real Madridi. Dhe ajo është Chelsea, që ka fituar popullaritet të madh në vendin aziatik.

Klubi që befason në hartën e Azisë është Ajaksi, që është skuadra më popullore në Korenë e Jugut dhe Tajvan. Në Australi dhe Zelandë të Re, dominon në kërkime Arsenali, kurse Reali është skuadra më popullore në Amerikën e Veriut.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...