Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi humb për 6 javë William Cordeiron, ka frakturë në dorë

 

Kukësi humbet për rreth një muaj e gjysmë një nga pikat kyçe të skuadrës, William Cordeiron. Mbrojtësi brazilian i verilindorëve, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se do të mungojë nga fushat e blerta për 4-6 javë,  kjo për shkak të një frakture në dorën e djathtë.

“Për fat të keq, unë nuk do të luaj për 4-6 javë për shkak të një frakture në dorë. Luajta 3 ndeshjet e fundit me dorën e dëmtuar dhe gjërat u përkeqësuan. Më vjen shumë keq për këtë, por këto ndodhin në futboll. Do të përqendrohem te periudha e rikuperimit dhe do të kthehem më i fortë”.

25-vjeçari, i cili iu bashkua Kukësit në verë nga skuadra e Oeste në Brazil, është pjesë e formacionit bazë, teksa është aktivizuar në 21 ndeshje të Superiores, në të gjitha rastet titullar, duke shënuar 4 gola. Jo pak për një anësor.

https://www.instagram.com/p/BuJoUscA7O6/

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...