Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Kyçi” portën ndaj kampionëve, Berisha në formacionin e javës në Serie A

Etrit Berisha në formacionin më të mirë të javës në Serie A. Portieri i kombëtares shqiptare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin 0-1 të Empolit në “Diego Maradona”.

 

34-vjeçari nga Prishtina kreu të paktën pesë super pritje kundër Napolit. Berisha ia doli të mbante portën të paprekur kundër kampionëve të Italisë. Dhe performanca e tij u vlerësua me notën 9.1.

Lexo edhe: 

Protagonisti i madh në Napoli-Empoli. Skuadra toskane arriti të siguronte tri pikë të arta, edhe falë portierit shqiptar.

 

Berisha u shfaq vendimtar në të dy pjesët e lojës me pritjet e tij. Fantastik u tregua kundër Kvaratskhelia në minutat e fundit, pak para golit të Kovalenkos”, shkruan shtypi italian.

 

“Gardiani” kuqezi është përzgjedhur pjesë e 11 lojtarëve më të mirë të javës së 12-të në Serie A përkrah emrave si Calhanoglu, Acerbi, Colpani dhe Thorstvedt.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...