Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi–Lushnja, largimi i Banos dhe trajnerët që kanë ndryshuar ekipet

Kampionati shqiptar ka treguar se mbetet i paparashikuar, me skuadrat që në momente të caktuara paraqiten me fytyra të ndryshme. Laçi dhe Lushnja janë rasti konkret se si skuadrat mund të ndryshojnë qoftë në ecurinë e sezonit. Në fazën e parë të dyja skuadrat ishin në pozita të njëjta, kur rrezikonin shumë mbijetesën, ndërkohë sot kurbinasit synojnë zonën e Europës ndërsa lagunarët vijojnë të jenë më të rrezikuarit për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë. Në fitoren 0-3 të fazës së parë, Laçi mori hovin për t’u ngjitur këtu ku është sot, pasi ishte fitorja e parë në transfertë e Gentjan Mezanit në krye të skuadrës ndërkohë që tek Lushnja humbja solli dorëheqjen e Artan Banos. Nga ajo sfidë e fazës së parë, Laçi ka arritur të marrë edhe 4 fitore të tjera, 2 barazime dhe dy humbje, për të tentuar një pozicionim komod për momentin. Tek Lushnja ndryshimi në stol është ndjerë më së shumti në lojën e krijuar, pasi ekipi ka treguar një performancë të mirë në fushën e blertë, ndërkohë që për t’u vecuar ishte fitorja në transfertë ndaj Kukësit, që erdhi pas më shumë se 8 vitesh në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë një sinjal pozitiv Lushnja e dha në sfidën e kthimit në Kupë, duke mposhtur Laçin brenda me rezultatin minimal 0-1 ndërkohë që këtë fundvit synon t’i bëjë publikut dhe vetes një dhuratë të çmuar me rastin e festave. Laçi-Lushnja është një sfidë shumë e fortë, pavarësisht pozicionimit që skuadrat kanë në klasifikim.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...