Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi në formë, thyen edhe Skënderbeun dhe ngjitet i dyti

Laçi mposht edhe Skënderbeun, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi nën drejtimin e Mirel Josës. Bardhezinjtë fituan 2-0 përballë Skënderbeut. Dhe tashmë renditen në vendin e dytë me 13 pikë, po aq sa numëron edhe Tirana.

Braziliani William Cordeiro zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë (42’) falë një goditjeje të fortë dhe të saktë me të djathtën.

Kurbinasit shënuan edhe të dytin në minutën e 56’. Gjuajtja e Klinti Qatos u ndal në shtyllë dhe Ronald Sobowale përfitoi nga topi i rikthyer.

Lexo edhe:

Duke e dërguar qetësisht në rrjetë. Gol që vulosi fitoren e vendasve, teksa ky ishte realizimi i pestë në Superiore për sulmuesin kryesor të Laçit.

Bardhezinjtë parakalojnë Skënderbeun në renditje dhe tashmë ndodhen tri pikë larg Egnatias kryesuese.

Ndërkohë që korçarët e Ivan Gvozdenovic rikthehen te humbja pas dy fitoreve radhazi dhe renditen të katërtët me 12 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...