Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio prezanton pasuesin e De Vrij në mbrojtje

Në të njëjtën ditë që Interi prezantoi zyrtarisht Stefan De Vrij si afrimin më të ri, Lazio prezantoi në kryeqytetin italian zëvendësuesin e holandezit.

Bëhet fjalë për Francesco Acerbin, i cili erdhi nga Sassuolo dhe do të mbulojë vendin e lënë bosh nga De Vrij, para portierit Thomas Strakosha.

30-vjeçari ishte një nga preferencat e trajnerit bardhekaltër Simone Inzaghi, i cili këmbënguli shumë për të sjellë mbrojtësin në Romë, ku ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

Francesco Acerbi ka një CV të pasur në Serinë A, ku ka luajtur për skuadra si Chievo e Mialni, por formën më të mirë të tij e ka treguar te Sassuolo, ku luan që prej sezonit 2013.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...