Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Livaja: Jam interist dhe dua të ndalim Milanin

Marko Livaja, qendër-sulmuesi i AEK-ut të Athinës, e cilëson si përballje të veçantë atë të sotmen me Milanin, për faktin se ka një të shkuar te rivalët e kuqezinjve, Interi.

Kroati ka luajtur te të rinjtë e zikaltërve, ndërsa ka debutuar me ekipin e parë kur trajner ishte Stramaccioni, por më pas ka ndërruar shumë klube, deri sa përfundoi në Athinë.

“Kam të kaluar interiste, por jam edhe një tifoz i flaktë i zikaltërve, ndaj sfida e sotme do të jetë pak a shumë si një derbi për mua. Do të lumturohesha shumë po të ndalnim Milanin, e aq më tepër po t’i shënoja unë. Ne jemi një ekip simpatik, që mund t’i imponohemi skuadrës së Montellës, në mënyrën tonë, ndaj kam besim se do të marrim diçka nga kjo transfertë”, tha sulmuesi kroat i AEK-ut.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...