Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luhen dy sfidat e fundit të javës së parë, kuriozitet i madh për Dinamon dhe Egnatian

Abissnet Superiorja vijon këtë të diel me dy ndeshjet e mbetura të javës së parë, Egnatia-Kukësi dhe Kastrioti-Dinamo, dy takimet që priten me shumë kuriozitet, pas zbresin në fushë dy skuadra e sapongjitura nga Kategoria e Parë.

Në Rrogozhinë pritshmëritë janë shumë të larta 16 vite pas herës së fundit në elitën e futbollit shqiptar. Egnatia, një skuadër me shumë entuziazëm, do të përurojë edhe stadiumin e saj të ri, por përballë do të ketë Kukësin, një kundërshtar të fortë që gjithmonë është rreshtuar mes skuadrave pretendente, edhe pse sezonin e kaluar e përfundoi në mesin e tabelës, duke mbetur jashtë kupave të Europës.

Kthehet me shumë pretendime, por edhe me enigma, skuadra e Dinamos, që e nis kampionatin në transfertë me Kastriotin. Shumë ndryshe në stafin teknik dhe në organikë, por vetë emri i “Nëndetëses Blu” shton kureshtjen për të kuptuar se çfarë mund të bëjë pas thuajse një dekade në Superiore. Të dyja sfidat do të nisin në orën 13:45 dhe do të transmetohen në SuperSport.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...