Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

“Magnet” jo vetëm për futbollin, Arabia Saudite tërheq edhe “yjet” e tenisit

Arabia Saudite njoftoi këtë të hënë se do të organizojë një turne ekzibicioni tenisi të quajtur 6 Kings Slam, me emrat më të mëdhenj të këtij sporti, në tetor 2024.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, ky event do të zhvillohet menjëherë pas Masters 1000 në Shanghai (2 deri në 13 tetor) dhe do të zgjasë tri ditë.

Sipas të njëjtit informacion, “yjet” e tenisit pjesëmarrës në këtë turne do të jenë: Novak Djokovic, Rafael Nadal, Carlos Alcaraz, Daniil Medvedev, Jannik Sinner dhe Holger Rune.

Ky është një tjetër nga aksionet e shumta të vendit aziatik, që kërkon protagonizëm në sportet elitare. Kohët e fundit, Rafael Nadal u shpall si ambasador i Federatës Saudite të Tenisit për këtë qëllim, sikurse Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi luajnë role të ngjashme në futboll.

Për më tepër, tashmë dihen planet e Arabisë Saudite për të organizuar një Masters 1000 në janar 2025, i cili do të revolucionarizonte turin australian, pasi do të ndikonte në fluksin e tenistëve në United Cup dhe ATP 250 në Brisbane dhe Adelaide.

Duhet të theksohet gjithashtu se “Next Generation ATP Finals”, një kompeticion që mbledh së bashku tenistët më të mirë meshkuj deri në moshën 20 vjeç, në fund të sezonit, u organizua nga vendi arab vitin e kaluar, në Jeddah (ta vijojë të paktën deri në vitin 2027).

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...