Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Malago: Presim dekretin e ri të Contes, ja kur pritet të rifillojë stërvitja

Kreu i Komitetit Olimpik Italian (CONI), Giovanni Malago deklaroi sot se në dekretin e ri të masave, që pritet të publikohet nga kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, pritet të shtyhet edhe më shumë rifillimi i stërvitjes.

Ai tha se pas bisedës që ka pasur me ministrin e Sporteve në vend, Spadafora, ka kuptuar se stërvitjet në kampionatin Italian nuk do të mund të fillojnë para datës 27 prill, pavarësisht optimizmit të shfaqur nga klubet ditët e fundit.

“kam pasur një komunikim të vazhdueshëm me ministrin Spadafora dhe kam kuptuar se në dekretin që pritet të dalë së shpejti nga kryeministri Conte, do të ndalohet mbajtja e stërvitjeve të paktën deri më 27 prill, ose më tej, deri në fundjavën e parë të majit. Momentalisht lufta kundër Covid-19 ka pasur rezultate të mira, por rreziku është ende prezent, ndaj autoritetet nuk duan të rrezikojnë. Besoj se në fund të prillit, ose në fillim të majit do të mund të rikthehemi në fushë, me shpresën për të rifilluar kampionatin në fund të muajit maj”, deklaroi Malago.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...