Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mancini mbërrin në Romë, Fabriccini: Do jetë trajner i Italisë

Roberto Mancini ka mbërritur paraditen e sotme në Romë, ku është pritur nga shumë gazetarë, të cilët kanë pasur interes në lidhje me të ardhmen e tij në stolin e kombëtares italiane.

Vetë tekniku nga Jesi tha se duhet të pritet deri nesër, kur edhe do të takohet me drejtuesit e Federatës, për të vendosur përfundimisht nëse do të konkretizohet marrëveshja apo jo.

Gjithsesi pak minuta më vonë ishte Fabriccini, drejtuesi i përkohshëm i Federatës Italiane të Futbollit, që tha se marrëveshja me Mancinin është mbyllur.

“Me Mancinin do të ulemi për të sheshuar disa detaje të vogla, por në tërësi e kemi një marrëveshje. Mund të them se do të jetë ai trajneri i Italisë”, tha Fabriccini duke dalë nga zyrat e Federatës Italiane.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...