Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mancini zbulon formacionin: Me Holandën tregojmë punën e bërë

Italia e Mancinit do të luajë nesër në mbrëmje miqësoren e tretë dhe të fundit, para se lojtarët të nisin pushimet, për t’u rikthyer më pas në shtator e ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Në “Allianz Stadium” të Torinos, në orën 20:45, përballë Italisë do të zbresë Holanda, një tjetër e munguar e madhe e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Të dy skuadrat kanë një histori për t’u respektuar, por që nuk po kalojnë një periudhë aspak të mirë dhe ndodhen në fazë riorganizimi, për t’u rikthyer në nivele të larta.

Natyrisht që ky do të jetë testi më i mirë për Mancinin, që të shohë se si do të sillet skuadra e tij përballë një kundërshtari të përafërt për nga cilësia dhe niveli.

Trajneri i “axurrëve” ka vlerësuar sfidën e nesërme, ndërsa ka zbuluar edhe formacionin me të cilin Italia do të nisë takimin ndaj holandezëve.

“Është një ndeshje e rëndësishme për të parë ku jemi dhe ku duhet të përmirësohemi. Kemi luajtur me një skuadër më të dobët dhe një më të fortë, ndërsa tani do të kemi një skuadër që është në të njëjtit stad përgatitor me ne. Nesër në mbrëmje dua të shoh se sa jemi përmirësuar në këtë grumbullim, për të vënë piketat e punës për sezonin e ri, duke filluar nga shtatori”, deklaroi Roberto Mancini.

Ky është formacioni i Italisë për sfidën e nesërme: Perin; Zappacosta, Caldara, Romagnoli, Criscito; Jorginho, Cristante; Bonaventura, Insigne, Verdi e Belotti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...