Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille surprizohet nga Lens në “Velodrome”

Festival golash në “Velodrome”, në ndeshjen e fundit të javës së 8-të midis Marseille dhe Lens, që u mbyll 2-3.

 Pas 9 minutash lojë, Sotoca kaloi në avantazh Lens, ndërsa në të 27-ën Frankowski dyfishoi rezultatin. Një epërsi e cila nuk zgjati shumë, pasi vendasit gjetën forcën për të reaguar, me Dimitri Payet që shënoi në minutën e 33-të, ndërsa në minutat shtesë francezi barazoi nga pika e bardhë e penalltisë.

4 gola dhe pa fitues në pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë dhuroi më shumë spektakël sesa gola, në një ndeshje ku ritmi nuk ra për asnjë moment.

19 minuta para fundit të kohës së rregull, vendasit surprizohen nga goli i Said, i cili rezultoi vendimtar deri në vërshëllimën përfundimtare. Një fitore e jashtëzakonshme dhe Lens parakalon në renditje Marseille-n si ndjekësja më e afërt e PSG-së.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...