Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini rikthen Teutën në “shinat e duhura”, durrsakët mposhtin në transfertë Egnatian

Në ndeshjen e parë pas rikthimit, Edi Martini rikthen edhe Teutën në “shinat e duhura” teksa durrsakët triumfuan në transfertën rrogozhinase ndaj Egnatias me shifrat 0-1. Heroi i sfidës për “Djemtë e Detit” ishte Realdo Fili që realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 61-të.

Sulmuesi i reëmbeu topin Memollës dhe më pas nga një kënd i vështirë, goditi fort për të mposhtur portierin e Egnatias, Alen Sherri. Pas këtij episodi, vendasit u hodhën në kërkim të golit të barazimit, mirëpo Teuta rezistoi dhe ia doli të menaxhonte avantazhin duke marrë kështu tre pikë me shumë vlera për ecurinë e kampionatit.

Pas këtij suksesi, Teuta ngjitet në kuotën e tetë pikëve në vend të shtatë, ndërsa Egnatia mbetet e para me 13 pikë.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...