Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, anëtarët diskutojnë mbi aktivitetin e shoqatës dhe projektet!

Është zhvilluar sot Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, ku morën pjesë të gjithë anëtarët e kësaj shoqate dhe u morën vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen e futbollit në këtë rajon.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i SHRFT-së, Krenar Alimehmeti lexoi para anëtarëve raportin vjetor të shoqatës, ku evidentoi punën që është bërë, problematikat si edhe projektet e ardhshme. Asambleja e SHRFT u shoqërua me diskutime mes anëtarëve lidhur me aktivitetin e shoqatës dhe implementimin e projekteve.

Këtë mbledhje e përshëndeti edhe Pano Xhixho në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, i cili i uroi punime të mbarë anëtarëve të shoqatës dhe u siguroi pjesëmarrësve mbështetjen e plotë të Federatës me qëllimin për të zhvilluar edhe më tej lojën e futbollit.

Lexo edhe: 

Ndërkaq, Xhixho i ftoi edhe të gjithë anëtarët e shoqatës që të mbështesim ekipin Kombëtar shqiptar U-16 në miqësoren e parë ndaj Italisë U-16, që zhvillohet këtë të martë në stadiumin kombëtar “Air Albania”, duke filluar nga ora 17:00.

Në asamble u diskutua gjithashtu mbi ecurinë e vitit futbollistik të shoqatës, ndonëse aktiviteti i SHRFT ka filluar me vonesë për shkak të ndërhyrjeve nga faktorë të jashtëm.

Sakaq, u prezantua implementimi i projektit “100 fusha” ku disa prej anëtarëve të shoqatës janë përfitues dhe disa të tjerë kanë shprehur interesin për t’u bërë pjesë e këtij projekti, si u diskutua për ecurinë e projekteve “Topi Yt” dhe “Uniforma Ime”.

Gjatë asamblesë u zgjodhën përmes votimit të anëtarëve edhe delegatët që do përfaqësojnë shrft në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHF. Delegatët e përzgjedhur me votat e anëtarësisë janë Genc Tomorri, Enkele Likaj, Gjin Gjonpalaj, Kujtim Pashaji, Krenar Alimehmeti dhe Fatjon Muhameti.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...