Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Më duhet kohë ta marr veten nga ky dështim”, Rooney: Rikthehem më i fortë

Si futbollist ishte i jashtëzakonshëm, ndërkohë që karriera si trajner nuk po shkon sipas parashikimeve. Gjithsesi, Wayne Rooney nuk dorëzohet dhe do të rikthehet sërish në pankinë.

15 ndeshje zgjati për Rooneyn aventura si tekniku i Birmingham, skuadër që garon në Championship, aty ku renditet në vendin e 20-të.

Unë do të doja të falënderoja Tom Wagner, Tom Brady dhe Garry Cook për mundësinë e stërvitjes së Birmingham City dhe për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë në kohën time të shkurtër në klub.

Futbolli përbehet nga rezultatet dhe e pranoj se këto munguan gjatë qëndrimit tim këtu. Koha është shumë e çmuar për trajnerët. Dhe nuk mendoj se 13 javë janë të mjaftueshme për ndryshimet e nevojshme.

Personalisht do të marr pak kohë për të kapërcyer këtë dështim. Jam pjesë e botës së futbollit, si lojtar dhe trajner, prej moshës 16-vjeçare. Tani dua të kaloj kohë me familjen time.

Në mënyrë që të përgatitem për mundësinë e radhës në rrugëtimin tim si trajner. Urimet më të mira për Birmingham City dhe pronarët e klubit”, shkruan ish-sulmuesi i famshëm anglez. I cili më parë ka drejtuar Derby Countyn në Angli dhe DC United në futbollin amerikan.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...