Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Merkato në dalje, Roma shet sulmuesin e talentuar në Premier League

Merkato në dalje, Kluivert transferohet te Bournemouth
Merkato në dalje, Kluivert transferohet te Bournemouth

Roma vijon të punojë shumë edhe në merkaton në dalje, teksa drejtori sportiv i verdhekuqve, Thiago Pinto ia ka dalë t’i gjejë një strehë të re holandezit Justin Kluivert, i cili nuk bën më pjesë në planet e italianëve.

Djali i legjendës holandeze Patrick Kluivert do të transferohet në Premier League te skuadra e Bournemouth, e cila ka pranuar të paguajë 11 milionë euro për kartonin e sulmuesit holandez.

Sezonin e fundit Kluivert ishte pjesë e Valencias në La Liga, ku nuk arriti të lërë gjurmë, teksa të Roma nuk ka më vend për të, pasi Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij për vitin e ardhshëm futbollistik.

Lexo edhe:

Me shitjen e Kluivert, verdhekuqtë arkëtojnë të tjera para për të investuar në merkato, ku do të kërkojnë të ndërtojnë një skuadër shumë më cilësore, të aftë për të luajtur në nivele të larta.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...