Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Rekordmenët e Turqisë dhe surpriza e Qipros, zbuloni më tepër për kundështarët e Partizanit dhe Strugës

Partizani nis rrugëtimin europian
Partizani nis rrugëtimin europian

Partizani, Ballkani dhe Struga janë njohur me rivalët e mundshëm të raundit të dytë të kualifikueseve të Champions League. Kampionët e Shqipërisë nëse arrijnë që të kalojnë me sukses bjellorusët e BATE Borisov, në raundin tjetër do të luajnë me qipriotët e Aris Limasol. Kjo është hera e parë që kjo skuadër merr pjesë në kualifikueset e Champions, teksa për herë të parë u shpall kampion në edicionin që sapo u mbyll në Qipro. Sa i takon eksperiencës në arenën ndërkombëtare, ka marrë pjesë vetëm një herë, sezonin e shkuar ën Conference League, ku eliminua në raundin e dytë, nga Neftçi Baku. Sipas transfermarkt, vlera e këtij ekip nuk i kalon 14.8 milionë euro, ndërkohë që luajnë në një stadium me kapacitet prej rreth 10 mijë vendesh.

Lexo edhe: 

Strugën në anën tjetër e pret një short ferri nëse arrin që të kalojë Zalgiris, në turin tjetër do të ndeshen me kampionët e Turqisë, Galatasarayn. Plot 181 milionë euro është vlera e skuadrës së Gallatës, që në Turqi është një ekip historik, teksa ka fituar 23-herë titullin kampion, 18-herë kupën e Turqisë, 16 Superkupa Turqie, 1 herë Europa League dhe 1 herë fitues i Superkupës së Europës. Një rival i frikshëm i pret kampionët e Maqedonisë së Veriut, që natyrisht nëse kalojnë Zalgiris do të kenë një përballje prestigjoze. Stadiumi i Galatasarait ka një kapacitet prej 52695 vendesh përfshihet në kompleksin Ali Sami Yen, pikërisht emrin e themeluesit të këtij klubi, djalit të Sami Frashërit.

Në anën tjetër,Ballkani nëse do ia dalë që të arrijë sukses ndaj Ludogorets, në fazën tjetër do të përballet me ekipin që kalon nga çifti NK Olimpija Ljubljana – Valmiera. Sllovenët konsiderohen si favorit për ta kaluar më tej dhe kanë një vlerë prej 11 milionë eurosh, ndërkohë që në anën tjetër Valmiera është një skuadër më modeste, teksa është hera e katërt që marrin pjesë në arenën ndërkombëtare dhe sezonin e shkuar u eliminuan nga Shkëndija e Tetovës nga Conference League.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...