Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi refuzon një ofertë televizive, motivi është ish-futbollisti i famshëm i Liverpoolit

Siç bën të ditur “Daily Mail”, Leo Messi ka refuzuar ofertën e CBS Sports për të analizuar ndeshjet e Champions League në studion e Miamit. Gjithçka, siç shpjegon e përditshmja britanike, për shkak të prezencës në program të Jamie Carragher, ish mbrojtës i Liverpoolit me të cilin sulmuesi i Inter Miami është përplasur disa herë në të kaluarën.

Sipas burimeve të Daily Mail, CBS Sports i ka dërguar një ftesë zyrtare klubit amerikan Inter Miami për të lejuar prezencën e argjentinasit në program.

Lexo edhe:

Gjithsesi Messi e ka refuzuar këtë ofertë për shkak se në emision është dhe ish-futbollisti anglez. Vlen të kujtohet se në 2022 Carragher tha se sulmuesi argjentinas i ishte drejtuar me fjalën “gomar”  në korrespondencën personale pasi anglezi kishte kritikuar transferimin e Messit te Paris Saint Germain”, – përfundon rindërtimin e asaj që ka ndodhur tabloidi i njohur britanik.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...