Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mezani: Fitore e vuajtur, të rrimë me këmbë në tokë

Laçi mori një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Kamzës, duke konsoliduar pozitat në zonën europiane të renditjes, gjë që e kënaq edhe trajnerin vlonjat, Gentian Mezani.

Një fitore e vështirë dhe shumë e rëndësishme. Tani mund të përqendroheni te gara në Europë?
Mezani: Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, pavarësisht rezultatit 2-0. Kamza luajti mirë futboll dhe u rreshtua mirë në fushë, duke na mbyllur hapësirat, ndaj mund të them se ishte një fitore e vuajtur.

Jeni në vendin e dytë me Kukësin. Si është atmosfera aty lart?
Mezani: Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet për të qëndruar lart. Gjithsesi, skuadra është në moment të mirë dhe atmosfera në grup është shumë pozitive. Shpresoj që të mbetemi në këto pozita, por e di se duhet të punojmë shumë.

Ndonëse me një lojtar më tepër, vuajtët shumë për të zhbllokuar rezultatin…
Mezani: Kamza ishte shumë e vështirë për t’u çarë, por pati shumë rëndësi që gjetëm golin e parë nga krahët dhe tani duhet të shikojmë përpara, duke iu kënaqur këtij rezultati.

A e kishit menduar këtë ecuri, kur erdhët te Laçi?
Mezani: Absolutisht që jo, ndërsa tani po mundohemi ta mbajmë skuadrën me këmbë tokë, pasi kemi shumë djem të rinj. Futbollistët me eksperiencë po na ndihmojnë të mbajmë të përqendruar skuadrën. Nëse ne luajmë si në fazën e dytë, do të jemi skuadra për t’u mundur në Superiore, pa menduar të tejkalojmë masën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...