Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Mezi pres të luaj në Anfield”, ylli holandez plot ambicie: Fitoj trofe me Liverpoolin

Cody Gakpo është përforcimi i Liverpoolit në sulm. 23-vjeçari ndodhej në vitin e fundit të kontratës me PSV-në, ndërkohë që u transferua në “Anfield” për 42 milionë euro.

Gakpo, i cili shënoi tre gola në pjesëmarrjen e tij të parë në një Kupë Bote me Holandën, mund të mbulojë disa pozicione në repartin ofensiv të skuadrës së Jurgen Klopp.

Lojtari me origjinë nga Togo, është ambicioz dhe shpreson të fitojë sa më shumë trofe me skuadrën angleze. “Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të luaj për këtë klub të mrekullueshëm.

Liverpooli është një skuadër e madhe, do të përpiqem të tregoj potencialin tim dhe të ndihmoj skuadrën të përjetojë momente të tjera të shkëlqyera si në vitet e fundit.

Mendoj se për mua personalisht do të jetë e mrekullueshme të rritem e përmirësohem këtu, Liverpooli ka shumë lojtarë nga të cilët mund të mësoj shumë.

Mezi po pres të luaj në Anfield. Kam dëgjuar shumë histori të bukura për stadiumin. Objektivi im është fitimi i sa më shumë trofeve me këtë skuadër”, u shpreh ish-kapiteni i PSV-së.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...