Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milani, “mbreti” i transfertave! Fitore speciale për Stefano Piolin

Milani vazhdon të tregojë forcë dhe të fitojë larg stadiumit “San Siro”. Kuqezinjtë siguruan tri pikë shumë të rëndësishme në Verona pas suksesit 1-2 që erdhi falë golit të Sandro Tonalit nëntë minuta përpara fundit të takimit.

Mesfushori italian gjeti golin e parë sezonal në “Bentegodi”, stadium ku më 8 maj realizoi një dygolësh të paharrueshëm në triumfin 1-3 ndaj Hellas Verona, sukses shumë vendimtar për rikthimin te titulli kampion pas 11 vitesh, me Tonalin që realizonte dy herë në ditën e tij të lindjes.

Me fitoren e mbrëmjes së kaluar, Milani është kthyer në skuadrën e vetme në pesë kampionet kryesore të kontinentit të vjetër që nuk ka pësuar asnjë humbje jashtë fushe gjatë vitit kalendarik 2022!

Një rekord të tillë e mbanin edhe Barcelona dhe Manchester City, por këto dy skuadra u mposhtën në “Santiago Bernabeu” dhe “Anfield” përballë Realit dhe Liverpoolit. 10 fitore dhe 3 barazime numërojnë kampionët e Italisë larg “fortesës” së tyre.

Kuqezinjtë do të luajnë edhe dy transferta në Serie A deri në fund të këtij viti: atë ndaj Torinos (30 nëntor) dhe Cremoneses (8 nëntor), sfida të cilat djemtë e Stefano Piolit do të bëjnë të pamundurën për t’i fituar, por sidomos për të mos i humbur.

Ndërkohë, takimi ndaj Hellas Verona ishte special edhe për teknikun 56-vjeçar nga Parma. Pioli festoi me fitore ndeshjen numër 150 në stolin e Milanit, nga të cilat ka fituar 87. Më mirë se ai ka bërë vetëm Carlo Ancelotti sa i përket përqindjes së ndeshjeve të fituara, një tjetër emilian, i cili arriti plot 238 fitore në 420 ndeshjet në stolin e “Djallit” gjatë viteve 2001-2009.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...