Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mourinho përgatit një tjetër sulm për Ivan Perisic

Ivan Perisic mbetet në mendjen e Jose Mourinhos. Sipas “Daily Mirror”, Manchester United ka ndërmend të hidhet sërish në sulm për 29-vjeçarin nënkampion bote me Kroacinë. Ashtu sikurse vitin e kaluar, Interi po reziston me çdo kusht dhe nuk pranon të hyjë në bisedime për një ofertë më pak se 60 milionë paund, ose 67 milionë euro. Një shifër të tillë Mourinho nuk do të hezitonte ta shpenzonte për Perisic, sepse të njëjtën shumë pritet ta përfitojë nga shitja e Anthony Martial (madje e vlerëson francezin 77 milionë euro).

Martial u pëlqen skuadrave të tilla si Chelsea, Paris Saint Germain, Bayern Mynih dhe Tottenham.  Pikërisht Spurs-at, sipas mediave angleze, janë më afër lojtarit. United mund të pranojë një shkëmbim mes Martial dhe Toby Alderweireld, të cilin Tottenhami e vlerëson 55 milionë paund.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...