Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Warriors ruajnë vendin e parë, “ok” Thunder, Booker rekord në humbje  

Golden State Warriors siguruan fitoren e shtatë në 10 takimit e fundit në shtëpinë e Memphis Grizzlies me rezultatin 103-118, duke ruajtur vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e ekuilibruar deri në periodën e fundit, me Grizzlies që qëndruan në lojë falë formës së mirë të Valanciunas (27 pikë dhe 13 “rebound) dhe Michael Conley (22 pikë e 8 asiste), por diferencën në fund e bënë trepikëshat e Kevin Durant, që e mbylli takimin me  28 pikë 5 asiste dhe 9 rikuperime, dhe të Stephen Curry-t, që shënoi në total po 28 pikë, dha 7 asiste dhe kontrolloi 10 topa.

Ngjiten në vendin e 7-të në Perëndim Oklahoma City Thunder, që fituan në shtëpi përballë Indiana Pacers me rezultatin 107-99. Ky takim u vendos në periodën e tretë me një rezultat të pjesshëm të pabesueshëm 24-0. Shkëlqeu Paul George me 31 pikë, ndërsa Steven Adams shtoi edhe 25 pikë të tjera për Thunder. “Triple-double” nga Russell Westbrook, që e mbylli takimin me 17 pikë, 12 asiste dhe 11 “rebound”. Për Pacers më i miri rezultoi Bogdan Bogdanovic me 28 pikë. Tashmë për Indianën vihet në rrezik vendi i katërt në Lindje.

Portland Trail Blazers, ende nën shok për dëmtimin e rëndë të Jusuf Nurkic, e patën si shëtitje sfidën në parketin e Chicago Bulls, ku triumfuan 98-118.

Utah Jazz përfituan nga mungesa e LeBron James për t’iu imponuan 115-100 Los Angeles Lakers. Derrick Favors shënoi 20 pikë në vetëm 23 minuta lojë, ndërsa Rudy Gobert shtoi edhe 22 pikë e 11 “rebound” për Jazz. Për kalifornianët bëri disi diferencën Kyle Kuzma me 21 pikë, por pa mundur të shmangte humbjen.

Vjen humbja e 59-të sezonale e Phoenix Suns 121-124 ndaj Washington Wizards. Pavarësisht formës së dobët si grup, në skuadrën nga Arizona shkëlqeu i zakonshmi Devin Booker, që realizoi një shifër të çmendur prej 50 pikësh. Ai bëhet lojtari më i ri në historinë e NBA (22 vjeç e 148 ditë) që realizon të paktën 50 pikë në dy takime radhazi.

 

Rezultatet:

Chicago Bulls – Portland Trail Blazers 98-118

Memphis Grizzlies – Golden State Warriors 103-118

Oklahoma City Thunder – Indiana Pacers 107-99

Utah Jazz – Los Angeles Lakers 115-100

Phoenix Suns – Washington Wizards 121-124

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...