Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Ndaj Suedisë tjetër melodi: Broja qartësia e parë e marsit kuqezi!

Nga Parma në Stokholm melodia ndryshon, tjetër muzikë dhe me volum më të lartë përballë Suedisë, një miqësore që edhe pse e humbur dha disa përgjigje të rëndësishme në këndvështrimin e Europianit për kuqezinjtë. Pikë së pari, Broja është i paçmueshëm për këtë skuadër, pavarësisht se vjen nga një moment i vështirë në nivel klubesh i duhen 12 minuta për të treguar se cçfarë është i aftë të bëjë, mund të ndryshojë ndeshjen në çdo moment. Një lojtar që i duhet Shqipërisë në Europian dhe nëse balotazhi do të ishte mes tij dhe Manajt në këtë mars padyshim që e ka fituar.

Nga sulmi në mbrojtje, që u shfaq në lartësinë e duhur në momente delikate, pavarësisht golit të pësuar. Gjimshiti mbetet gjithmonë një garanci, edhe pse Mihaj nuk përmbushi kornizën për t’i dhënë një vend titullari, para lojtarëve si Ismajli apo dhe Ajeti.

Për sa i përket krahëve , Mitaj është në rritje të vazhdueshme, një ndër më të mirët e kësaj skuadre edhe kur ka përballë Kulusevskin, ndërkohë që Ivan Balliu konfirmon se mbetet një garanaci duke ju përgjigjur si duhet një tjetër lojtari të fortë si Isak në krahun e djathtë, aty ku për të thënë të vërtetën edhe Hysaj kur futet me detyra më sulmuese i jep të tjera impulse sulmit.

Lexo edhe:

Tjetër gjë mes shtyllave edhe Strakosha, disa shkallë më lart në vigjilencë, aftësi reagimi dhe besueshmëri me disa ndërhyrje për duartrokitje.

Këtë herë, ndryshe nga Kili  nuk dështoi në misionin për kontroll edhe mesfusha, përtej titullarëve të përhershëm Ramadani dhe Asllani, Qazim Laci është i aftë të tregojë se përveç kilometrave dhe muskujve ka dhe këmbë të mira, ndërkohë që për krahët e sulmit ndonjë rezervë nuk mungon.

 

Bajramit i duhet ende të gjejë formën më të mirë edhe në kampionat për të shkqleyer, ndërsa Asani ndoshta i duhet të kërkojë dhe një lëvizje tjetër veç asaj klasikes që na ka bërë aq herë të lumtur.

Lexo edhe:

Një tjetër aspekt për tu vlerësuar, padyshim intensiteti i 15 minutave të fundit, presion konstant ndaj kundërshtarit, agresivitet dhe dëshirë, siç i nevojitet një skuadre që kërkon të rikuperojë rezultatin, meritë edhe e ndryshimeve taktike të Sylvinhos. Miqësorja me Suedinë solli edhe një rreshtim të ri, me brazilianin që padyshim ka marrë shënimet e duhura për Europianin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...