Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ndalohen eventet sportive deri më 14 qershor, kaos me rifillimin e kampionatit italian

Ndërkohë që shumë kampionate europiane kanë fiksuar datat për të rinisur ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Serinë A, ku situata tashmë është bërë vërtetë kaotike.

Ndërkohë që pritej të vijohej me stërvitjet kolektive ditën e sotme, kjo lejë u shty sërish, me arsyetimin se protokolli final i masave nuk është miratuar ende, ndërsa publikimi i dekretit të ri të masave ka “djegur” edhe opsionin për të filluar ndeshjet më datën 13 qershor.

Kjo pasi tashmë me dekret është i ndaluar çdo lloj manifestimi sporti deri më datën 14 qershor, ndërsa tani në Itali kanë filluar të mendojnë për të rinisur kampionatin më 20 qershor, që do të ishte edhe një datë limit.

Kjo pasi UEFA ka dhënë një afat për mbylljen e sezonit deri në fund të muajit korrik, ndaj çdo datë përtej 20 qershorit, do ta bënte të pamundur përfundimin e Serisë A dhe rreziku i një ndërprerjeje finale tani është bërë evident.

Liga e Serisë A ndërkohë ka bërë edhe korrigjimet finale të protokollit që duhet të ndjekin klubet për të shmangur përhapjen e Covid-19, ndërsa tani pritet që Komiteti Shkencor dhe qeveria italiane të japin miratimin, që do të ishte një “dritë jeshile” edhe për nisjen e stërvitjeve në grup.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...