Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ndeshja e parë me Watford, Manaj aktivizohet në pjesën e dytë dhe bëhet protagonist

Rey Manaj e ka nisur menjëherë si protagonist aventurën e re me Watford, edhe pse bëhet fjalë për thjesht një ndeshje miqësore. Sulmuesi i kombëtares dhuroi një asist në fitoren 4-1 të skuadrës së tij ndaj Wycombe teksa u aktivizua nga minuta e 59-të e pjesës së dytë.

Në minutën e 93, lushnjari kombinon me Asprillën me kolumbianin që shfrytëzon më së miri pasimin e 25-vjeçarit dhe realizon golin e katërt për Watford. Kjo ishte ndeshja e parë parasezonale për Watford, ndërsa në takimet e radhës pritet që minutat për Manaj të shtohen pasi anglezët e konsiderojnë një lojtar titullar dhe që në sezonin e ardhshëm të cilin e luajnë në Championship, presin që shqiptari të jetë vendimtar për rikthimin në elitë.

Manaj u zyrtarizua tek Watford vetëm para disa ditës me anglezët që e transferuan nga Barcelona, teksa klubi spanjoll do të përfitojë 50% të vlerës së kartonit nëse sulmuesi kombëtar do të shitet në sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...