Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ndryshime në kampin spanjoll para ndeshjes me Shqipërinë, shoku i Bares zëvendësohet nga lojtari i Leipzig

Ditën e shtunë në orën 19:45, Spanja do të presë në RCDE Stadium, Shqipërinë në një takim miqësor. Prej disa ditësh tashmë të dyja kombëtaret janë të grumbulluara në përgatitje të kësaj sfide, ndëërsa së fundmi në kampin spanjoll ka pasur ndryshime.

Trajneri Luis Enrique nuk do të mund të aktivizojë ndaj kuqezinjve lojtarin e Espanyol, Raul De Tomas i cili ka pësuar një dëmtim në shpatull gjatë stërvitjes dhe në këtë formë është larguar nga grumbullimi. Për sulmuesin, ndaj Shqipërisë ishte një ndeshje e veçantë pasi do të luante si kundërshtar me shokun e tij të skuadrës te Espanyol, Keidi Bare.

Megjithatë, sipas asaj që vendosën mjekët, ky duel tashmë është i pamundur të vendoset në “skenë” prej dëmtimit të 27-vjeçarit. Ndërkaq, në vend të De Tomas, përfaqësuesja iberike ka vendosur të thërrasë në apel, Dani Olmo të Leipzig.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...