Largimi i Liridon Latifit nga Skënderbeu mund të shihet si një dobësim për korcarët, duke qënë se ka mbajtur peshën më të madhe në fazën sulmuese për ekipin e Ilir Dajës. Por në Korcë i kanë të qarta strategjitë dhe asgjë nuk i lejnë rastësisë. Afrimi i mesfushorit Suad Sahiti shihet si një goditje, pasi ish futbollisti i Rabotnickit ka kualitet për të bërë dicka të tillë. Nuk duhet harruar që tek Skënderbeu i kanë paraprirë një largimi të Latifit, teksa verën e kaluar afruan ish mesfushorin e shpresave të Shqipërisë Enis Gavazaj, duke pasuar në merkaton e dimrit me Nazmi Gripshin për të cilin u paguan 60 mijë euro tek klubi i Teutës.
Mesfushori durrsak është vetëm 20 vjec dhe këtë vit pritet të ketë më shumë minuta, teksa sezonin e kaluar ka luajtur 19 ndeshje me Teutën dhe 10 me Skënderbeun, takime të cilat i ka nisur nga stoli. Pjesëmarja në grupet e Europa League shton numrin e ndeshjeve për 6 herë radhazi kampionët e vendit si dhe ngjeshjen e kalendarit, cka mund të sjellë domosdoshmërinë për të lënë pushim ndonjë nga titullarët. Për këtë arsye pritet të ketë më shumë minuta për Gripshin, Reza Karimin apo Demte. Tek të 3 këta futbollistë drejtuesit e klubit shpresojnë shumë, madje iraniani ka zgjidhur përfundimisht edhe cështjen e qëndrimit në Korcë, cka edicionin e kaluar e kushtëzoi për të fituar më shumë se 66 minuta aktivizim.
