Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Nga Brazili në Gjermani, tre klube të Premier League bëjnë “xing” në merkato

Merkato e janarit është më pranë se kurrë dhe klubet kanë nisur të mendojnë për goditjet që iu duhen për të përforcuar organikën. Klubet e Premier League janë gjithnjë të vëmendshme ndaj mundësive që paraqiten në tregun e transferimeve.

Tregu brazilian është nga më të preferuarit dhe së fundmi tre klube angleze si Fulham, Liverpool dhe Manchester United janë vënë pas të njëjtit objektiv. Fjala është për Andre, mesfushor i Fluminense. Lojtari i datëlindjes 2001 kushton 15 milionë euro dhe cilësohet si një talent që do të bëjë karrierë të madhe në Europë. Pavarësisht moshës së re, Andre në sezonin 2022-2023 me Fluminense, Andre ka koleksionuar plot 56 paraqitje.

Lexo edhe:

Por, nuk është vetëm Andre “molla e sherrit” për tre klubet angeze pasi Liverpool, Fulham e Manchester United interesohen edhe për Jonas Wind. 24-vjeçari aktivizohet me Wolfsburg në Bundesliga me sulmuesin që deri më tani në 13 ndeshje, numëron nëntë gola dhe dy asistë. Janë pikërisht këto shifra që kanë bërë që klubet angleze ta shohin si një përforcim ideal për merkaton e janarit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...