Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Një argjentinas dhe një serb në listë, Juve kërkon mesfushorë

Giuntoli lë pezull Allegrin dhe konfirmon strategjinë e merkatos
Giuntoli lë pezull Allegrin dhe konfirmon strategjinë e merkatos

Me Pogba të pezulluar për shkak të dopingut dhe Fagiolin për pjesëmarrje në bastet sportive, Juventusi është me numra të kufizuar në mesfushë dhe Giuntoli ka nisur që tani punën për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit.

Emri që josh më së shumti drejtuesit bardhezi është ai i argjentinasit 29-vjeçar Rodrigo De paul, i cili është pjesë e Atleticos së Madridit, por jo më një titullar fiks i formacionit të Diego Simeones.

Argjentinasi do të mirëpriste një rikthim në Serinë A, aty ku shkëlqeu me Udinesen, teksa Juventusi pritet të bëjë një propozim për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, që shndërrohet në detyrim blerjeje në rast kualifikimi në Champions edicionin e ardhshëm.

De Paul di të përshtatet mirë në disa role të mesfushës, qoftë si fantazist, apo edhe organizator, që e ka bërë te përfaqësuesja argjentinase, teksa eksperienca e konsiderueshme në Itali, e bën atë të preferuarin e bardhezinjte.

Lexo edhe:

Një alternativë tjetër është edhe serbi Lazar Samardzic, i cili në verë ishte shumë pranë transferimit te Interi, por gjithçka dështoi për një mosmarrëveshje mes babait të tij dhe menaxheres.

Edhe për mesfushorin e Udineses Juventusi ka bërë një propozim të ngjashëm, por për vetë eksperiencën që ka De Paul, shihet më me prioritet nga Giuntoli e Allegri, që kanë jo pak të rinj në skuadër.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...