Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Një austriak edhe për stolin e Partizanit

Trajnerët austriakë hyjnë në modë në kampionatin shqiptar. Pas Peter Pacult te Kukësi, një tjetër emër i njohur është gati të zbarkojë në Kategorinë Superiore. Bëhet fjalë për Walter Schachner.

Sipas mediave austriake, 60-vjeçari është kthyer në objektivin e Partizanit për stolin. Me të kuqtë që janë larg garës për titullin dhe si objektiv real për këtë sezon kanë kupën, por edhe sepse me largimet e shumta në merkaton e dimrit procesi i rindërtimit të skuadrës ka nisur de facto, Schachner cilësohet si njeriu ideal për të filluar një cikël të ri.

Një emër i rëndësishëm i futbollit austriak si lojtar, ku ka mbrojtur ngjyrat e Austrisë së Vjenës, Sturmit të Gracit e Salcburgut, por edhe Çezenës e Torinos në Itali, që në karrierën si sulmues regjistronte edhe 64 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij.

Karrierën si trajner Schachner e ka nisur në vitin 1999, në stolin e Zeltëeg, ndeërsa ka drejtuar edhe Austrinë e Vjenës, Mynih 1860 dhe Admirën. Ekipi i fundit ku ka punuar është LASK Linz në edicionin 2011-2012.

Partizani dhe Schachner kanë nisur negociatat me ndërmjetësinë e menaxherit Marian Prela, i njëjti që realizoi emërimin e Pacult te Kukësi. Nisur nga ky fakt, por edhe prej ndryshimit pozitiv të kampionët në fuqi të Shqipërisë, nuk përjashtohet që në orët në vijim të ketë lajme të rëndësishme rreth emërimit të Schachner, në stolin e të kuqve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...