Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Foto/ Një fanellë e stiluar në nder të Maradonës, ja si e kujton Napoli numrin 10!

Një legjendë si Diego Maradona që është një mit i vërtetë për futbollin nuk mund të harrohet lehtë, aq më tepër nga klubi ku kaloi pjesën më të bukur të karrierës së tij, Napoli.

Të kaltrit titullin e fundit në Serie A e kanë fituar pikërisht me El Pibe D’Oron në fushë dhe në nder të kujtimit të tij, me Maradonën gjatë këtij muaji mbush një vit që është ndarë nga jeta, klubi i Napolit në bashkëpunim me markën Emporio Armani ka vendosur të stilojë një fanellë të re me foton e Maradonës kur luante për Napolin në pjesën e përparme të cilën do ta mbajë veshur në 3 sfidat e këtij muaji në Serie A, duke filluar me ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Veronës për të vijuar me takimet delikate ndaj Interit në San Siro dhe Lazios në shtëpi.

Një gjest shumë i bukur ky i klubit të Napolit në nder të një legjende si Maradona, kujtimin e të cilët kërkon t’ua transmetojë brezave të rinj pasi për atë çfarë bënte në fushë me të kaltrit kampioni argjentinas duhet marrë si shembull nga të gjithë.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...