Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Nuk blej më lojtarë afrikanë, boll me turne të rremë si Champions e Conference League”

Aurelio De Laurentiis shfaqet gjithmonë i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij. Presidenti i Napolit ka folur rreth situatës dhe reformave që duhen bërë në futboll. “Bota e futbollit është një botë e verbër, është më mirë të gabosh. Të gjithë e kanë harruar FFP (Fair-Play Financiar). Futbolli është pasion, por edhe industri.

UEFA, FIFA dhe Ligat duhet të punojnë për ne, ne jemi feudalët. Nuk është e vërtetë që Napoli fiton dha kam bilanc pozitiv. Ne kemi humbur 200 milionë euro në dy vitet e fundit, tani po mjekojmë plagët.

Bota e futbollit nuk di të menaxhojë veten, ajo luan teatër për të tjerët. Ne si idiotë jemi të detyruar të luajmë rreth 50 ndeshje në vit!

Pesë vendet më të rëndësishme duhet të krijojnë një turne mes tyre. Mjaft me këto gars të rreme si Champions, Europa dhe Conference League…

Është e nevojshme të krijohen kompeticione javore mes pesë kampionateve më të mira europiane. Unë isha kundër Superligës, sepse ishte një turne vetëm me ftesa. Kishte disa njerëz të privilegjuar, të cilët ftonin të tjerët.

Conference League? Një marrëzi! Çfarë shansesh ka një skuadër e vogël përballë Juventusit? Asnjë shans! Nuk mund t’i largosh njerëzit, të rinjtë po na braktisin sepse kampionati është fals dhe nuk është më konkurrues. Ky i këtij viti është një kampionat anormal.

U nënshkrua një marrëveshje për të luajtur Botërorin e Katarit në dimër. Katari ka PSG-në që paguan rrogat e mëdha sepse çdo minutë nxjerr naftë.

Mjaft me afrikanë, ose do u duhet të heqin dorë nga Kupa e Kombeve të Afrikës. Unë nuk do të blej më lojtarë afrikanë për këtë shkak. Ne paguajmë rroga për t’i dërguar ata të luajnë nëpër botë në mes të kampionatit”, deklaroi kreu i klubit napolitan.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Itali

Paraqitjet pozitive të skuadrave italiane në kompeticionet e UEFA-s, sidomos në këto vitet e fundit kanë bërë që Italia të renditet zyrarisht e dyta...