Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nuk është i lumtur te Bayern, Barcelona “josh” lojtarin e Bayern Munich

Benjamin Pavard është shndërruar në objektivin e Barcelonës për merkaton e janarit teksa presidenti i katalanasve, Joan Laporta pretendon se francezi nuk është i lumtur në Gjermani. Në këtë formë, numri një i katalanasve synon të përfitojë nga marrëdhënia mes Pavard dhe bavarezëve, teksa lojtarit i skadon kontrata në vitin 2024 dhe duke mos pranuar rinovimin, shndërrohet në një opsion real për spanjollët që për shkak të aspektit ekonomik, i preferojnë pamasë goditjet “low cost”.

“Pavard është një opsion real për Barcelonën, kontrata e tij përfundon në vitin 2024 dhe ai kërkon të largohet nga Bayern Munich. Për ne do të ishte një përforcim shumë i rëndësishëm”, u shpreh Laporta.

Anësori francez është pjesë e Bayern Munich prej vitit 2019 ndërsa në 13 ndeshje të këtij sezoni, ia ka dalë të gjejë edhe njëherë rrugën e rrjetës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...